Kush do e zëvendësojë Ramiz Merkon si ministër?

Kryeministri Zoran Zaev njoftoi se javën e ardhshme do të ketë takime me përfaqësuesit e partive të koalicionit qeverisës për të diskutuar mbi plotësimin e vendeve të lira ministrore dhe zgjerimin e mundshëm të shumicës parlamentare.
Këto janë dy vendet e lira ministrore, Arben Taravari, ish-Ministri i Shëndetësisë tani kryetari i ri i Gostivarit dhe Ramiz Merko, kryetari i ri i Strugës dhe ish ministër pa portofol, përgjegjës për investimet e huaja.
Zaev tha se takimet do të mbahen në frymën e zgjerimit të shumicës parlamentare, me të gjitha partitë dhe deputetët e pavarur të gatshëm të jenë pjesë e shumicës për ndryshime të mëdha.
Nga Aleanca për shqiptarët thonë se ata do të jenë pjesë e qeverisë së reformës dhe nuk do të largohen nga shumica parlamentare deri në premtimet që u kanë dhënë votuesve të tyre gjatë fushatës, që është anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe BE.

In : Aktuale

Loading...
loading...