Kush do ta ketë ,,taksirat,, tani, le të mendohet vetë !?


…Për çudi këtu tek na , kur vjenë koha e ndarjes së foteljeve të pushtetit nëpër parti paraqiten sponatnisht grupacione të ndryshme lobimi. Secila nga ata për ndonjë digaster përkatës piketon të preferuarin e vetë,por jo të përzgjedhur për nga meritat ,aftësisitë dhe cilësitë por vetëm për nga vesi i dëgjueshmërisë dhe mundësisë për ngrehje për jake.StrugaLajm


Këta tipa, varësisht cilit grupacion i qëllon fati tek çekiçi i të parit të partisë, madje non-stop i shiten ministrit, drejtorit apo kryetarit të komunës si punëdhënës.
Pra këta tipa detektojnë formën dhe individët të cilët madje i trajtojnë si djem të mirë e të urtë që sikur ti kenë dërguar në gurbet dhe kurë vjenë fundii muajt BABA me e pas ,,havajetin,, se jeta ka shpenzime. Krejt kjo për shkak të ,,djersës e mundit,, që kanë harxhuar për ta mbështetur e lavdëruar kuptohet duke i sjellë tavolinës dhe pak edhe me të shara.
Kush do ta ketë këtë taksirat tani , le të mendohet vetë !
Kjo dukuri ndoshta në fakt nuk ka të bëjë me ndonjë përçarje nëpër parti por thjesht si një rokopojë militantësh.
Pra kjo dukuri është e theksuar sepse partitë politike nuk zbatojnë procedurat statutare demokratike , demokracia në partitë është jovetëm fiktive por edhe e paqenë. Mbase edhe kurë emitohet zbatimi i procedurave për përzgjedhje, konkluzioni organeve të partive më në fund për çudi delë -Autorizohet kryetari i partisë që të vendosë vetë- !
( q. aliu )StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...