Kush do të zgjidhet në rrethin e parë, kush shkon në rrethin e dytë të zgjedhjeve…

Në Maqedoninë e Veriut nesër mbahen zgjedhjet lokale, ku në garë janë 299 kandidatë për 80 komuna dhe qytetin e Shkupit.

Në rrethin e parë, për kryetar komune zgjidhet ai kandidat që ka marrë shumicën e votave nga personat që kanë votuar, nëse në zgjedhje dalin një e treta nga numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore të komunës përkatëse, në të kundërtën përsëritet i gjithë procesi zgjedhorë për komunën përkatëse, përcjell Alsat.

Nëse në rrethin e parë, asnjë kandidat për kryetar komune nuk i fiton shumicën e votave, ,në rrethin e dytë votohet për dy kandidatë të cilët në rrethin e parë kanë fituar më tepër vota.StrugaLajm

Rrethi i dytë i zgjedhjeve mbahet në afat prej 14 ditëve, pas përfundimit të rrethit të parë të zgjedhjeve. Në rrethin e dytë, kryetar komune zgjidhet kandidati që ka marrë më tepër vota. Nëse edhe në rrethin e dytë, për çfarëdo arsye nuk zgjidhet kryetari i komunës, Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në afat prej 15 ditëve duhet ta njoftoje Qeverinë.StrugaLajm

Këshilltarët komunal zgjidhen në rrethin e parë të zgjedhjeve, sipas të ashtuquajturës metodë të D’Hondt.

In : Aktuale

Loading...
loading...