KUSH E SHITI FUSHËN E LLUKOVËS ATY KU PËRQAFOHEN DY MALET E SHENJTË TË SHQIPTARËVE KORRABI DHE SHARRI

Shpëtim Pollozhani

KUSH E SHITI FUSHËN E LLUKOVËS ATY KU PËRQAFOHEN DY MALET E SHENJTË TË SHQIPTARËVE KORRABI DHE SHARRIStrugaLajm

Fusha e Llukovës është mrekullia vetë. Aty lind lumi Radika.
Në fillim të viteve’60, Shqipëria lejoi të devijojë sasia më e madhe e Lumit Radika në Liqenin e Mavrovës (liqeni i Mavrovës nuk ka prurje tjetër ujore.)
Pas Vitit 2000, me një marrëveshje jotranspatente ndërmjet Qeverisë së Kosovës (Thaçi- Isa Mustafa) dhe FYROM, gjoja në emër të demarkacionit, FYROM iu falën disa mijëra hektarë tokë të Kosovës nga Fusha e Llukovës.
Me një marrëveshje klandestine edhe Qeveria Rama ishte pajtuar që të ndërtohet një hidrocentral në Fushën e Llukovës ( për kompenzim, FYROM do të ndërtonte në anën e Shqipërisë një stacion për interkonekcion.) Ndërtimi i hidrocentralit edhe një herë do ta përgjysmonte Lumin Radika duke e devijuar në Liqenin e Mavrovës.
Falë organizimit që i printe Kryetari i Këshillit të Dibrës, z. Bashkim Mashkulli, shumë veprimtarë nga Tirana dhe Peshkopia dhe disa shoqata ekologjike, me protesta në vendin e krimit ; Fusha e Llukovës, ne ia arritëm qëllimit që Banka Europiane për Zhvillim ti tërhiqte fondet! Fondet u tërhoqën për jo edhe vendimi i Qeverisë për hidrocentralin!
Duhet qenë vigjilent!
Rama, Thaçi dhe Isa, kur është në pyetje pushteti, nuk mërziten aspak për kufijtë!StrugaLajm


Loading...
loading...