Kush e shtyri “analistin” – “BDI”-stin ta thumbojë Selën?!

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer akuzat dhe komentet negative ndaj drejtorit të Teatrit të Dibrës, por njëherit analistit të prezantuar, Artin Spahiu. Komentet janë se kush e shtyu këtë zyrtar të BDI-së të atakojë kreun e Aleancës, Ziadin Sela i cili në rrjetet sociale ka përkrahje të gjerë dhe komente të ndryshme.

Ja komenti i Spahiu, që nxiti shumë debat:StrugaLajm

Shqiptarët tradicionalisht kanë qenë të sprovuar me sakrifica dhe mundime për të mbijetuar dhe për të ruajtur identitetin e tyre , falë rrezikut që u është kanosur nga zgjedha dhe okupatorë të ndryshëm. Vetëm 20 vitet e fundit shqiptarët janë përballuar me tre luftra anti-sllave- Kosovë, Preshevë e Maqedoni, e mos flasim nga viti 1980 kur burgoseshin, emigronin, ishin detyruar ilegalisht që të organizohen…
Nga gjitha këta sprova që kanë pasur shqiptarët, të keshë qenë në moshë e në gjenje dhe të mos marrësh pjesë në asnjërën, të mos sakrifikosh asgjë nga vetja dhe në fund të quhesh hero, vetëm te ne ndodh!
Mirë qofshi dhe u kthjellofshi!StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...