Kush është 18 vjeçari që vdiq nga koronavirusi, nuk kishte asnjë sëmundje

Shqipëria u trondit sot pasi një djalë i ri, vetëm 18 vjeç, humbi jetën nga koronavirusi.

I riu që shihni në foto është 18-vjeçari i cili humbi jetën nga covid 19.

Viktima, sipas Top Channel, quhet Qamil Seiti dhe ka humbur jetën në Spitalin Covid 2. Siç duket dhe nga fotot i riu ishte pasionant dhe punonte në kuzhinë.

Sipas informacioneve të para, 18-vjeçari kishte 100% të mushkërisë të prekur nga covid kur ka mbërritur në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe kjo gjë ka bërë që i riu të humbiste jetën.

Seiti ishte shtruar prej të paktën një jave tek Sanatoriumi, ndërsa prej ditësh ishte në intubim.

Rasti është tronditës, pasi 18-vjeçari nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese. Sipas Top Channel, i infektuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”, është edhe babai i 18-vjeçarit, ndërsa nëna e tij është shëruar.

Loading...
loading...











Loading…


loading…