Kush është fajtor-një shkrim nga Përparim Istrefi

Përparim Istrefi


Nuk isha i sigurtë a duhet ta postoja këtë shkrim apo jo,u mendova mirë dhe vendosa që ta postoj.U përpoqa ti shmangem reagimit ekstrem politik për motive paragjykimesh dhe nocioneve ofenduese për lexuesin tradicional të rajonit,të cilët fatkeqësisht përdorin një fjalor mjaftë të ulët ofendues,synoj të shmang për hir të mesazhit kompromitimin me sindromin e politikës degjeneruese sepse si natyrë urrej të merrem me politikë,gjithë jetën time ja kam kushtuar integritetit tim profesional dhe të drejtës së qytetarit, prandaj e pashë të arsyeshme që ti them nja dy fjalë për disa fenomene që po i shikojmë çdo ditë por nuk dëshirojmë ta flasim të vërtetën,dhe gjithmon gishtin e drejtojmë nga dikush tjetër dhe asnjëherë nga vetvetja.
Kush është fajtor:
-për demolimin e karrikeve që u vendosën nëpër qytet?
-për demolimin e shportave për plehrat që u vendosen nëpër qytet?
-për demolimin e shenjave të trafikut?
-për hedhjen e mbeturinave nga dritarja e makinës,nga dritarja e banesës?
-për kalimin me kamion apo me traktor nëpër mes qytetit ose nëpër rrugë kryesore me gjithë baltën e arave,duke e ditur që sejcili drejtues mjeti është i detyruar me ligj që të pastroj rrotat e mjetit të tij.
-për parkimin e makinave në rrugë duke e ditur që rruga është për qarkullim kurse parkingu është për parkim.
Mendoj që mesazhi im është shumë i qartë,dhe se ka ardhur koha kur duhet reflektuar.Ose duhet rreshtuar në korsinë e të ndjerit të këtij shteti si SHTET i YNI ashtu siç është shtet i të tjerëve,dhe ti respektojmë ligjet dhe rregullat ashtu siç duhet,ose duhet rreshtuar në korsinë që çon në UKRAIN-RUSI.
Personalishtë jam për të parën,50% në mos ma shumë neve si popull duhet ti ndryshojmë këto anomali,mos presim nga dikush tjetër të na tregoj se si duhet të sillemi,neve jemi populli më i vjetër dhe më i civilizuari në rajon,prandaj duhet reflektuar,kur them duhet reflektuar aty bëj pjesë edhe unë sepse unë nuk mund të bëhem tjetër jam i të njëjtit brum me ju, sidomos tani është momenti i duhur para se të na vinë mërgimtarët ti presim krahë hapur dhe tju tregojmë që e duam këtë vend ashtu siç e kanë dashur të parët tanë!
Me respekt Përparim IstrefiStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...