Deputeti akuzon: Në kafen e Kuvendit pihet hashash

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka bërë një deklaratë të fortë. Nga foltorja e Kuvendit, deputeti Sula hodhi dyshime të forta se në kafenë e Kuvendit pihet dhe hashash.

“Këtu, te kafja ngjitur vjen era puro që pijnë pasanikët e pushtetarët, mos them ndonjë gjë tjetër që vjen edhe era hashash.

StrugaLajm

Ky është realiteti zonja kryetare. Po kadillaku i kryeministrit e di sa benzinë e naftë harxhon? Apo i ministrave të tjerë? Po e dini se çmimi i naftës është jashtëzakonisht i lartë.

Pas fjalës së deputetit Sula, ka reaguar kryeparlamentarja Lindita Nikolla, e cila e cilësoi si fyerje deklaratën në fjalë dhe tha se ai duhet të kërkojë falje.StrugaLajm

“Është fyerje e madhe që i bëhet institucionit, kolegëve deputetë, duke thënë një të vërtetë të madhe. Ju kërkoj të kërkoni falje.”-tha Lindita Nikolla.

Ndërsa deputeti Sula tha se “nuk akuzova askënd. Unë nuk pi as duhan, dhe mund ta ngatërroj, por aty vjen era puro e të mbyt.”

In : Aktuale

Loading...
loading...