Kush është milioneri shqiptar që iu konfiskua pasuria

Policia e Shkodrës në kuadër të plan-operacionit “Vjeshtë 2017” ka sekuestruar 246 m2 pasuri e paluajtshme dhe 3 automjete luksoze.

Ditën e djeshme është bërë  ekzekutimi i vendimit të sekuestros preventive të vendosur nga Gjykata e Shkallës se Parë Shkodër për pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi (arrestuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”)

Më konkretisht janë sekuestruar pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme si më poshtë:StrugaLajm

Apartament 78 m2 në qytetin e Shkodrës b) Ndërtesë 100m2 c) Truall 53 m2 me 15 metra objekt, d) 3 automjete në pronësi të shtetasit Kacjolin Zefi, si më poshtë:StrugaLajm

Automjeti tip “Ferrari” me vlerë rreth 200 mijë euro, automjeti tip “Porsche” me vlerë rreth 100 mijë euro, automjet tip “Peugeot” me vlerë 10 mijë euro.

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...