Kush i shet trojet etnike, interesat kombëtare dhe shtetërore, ua vret lirinë, ëndrrat dhe shpresat e shqiptarëve?

Abdulla Mehmeti

Edhe ndër sa breza do të tolerojnë shqiptarët t’ua udhëheqin shtetin dhe të vendosin për fatet e kombit, tradhtarët, mercenarët dhe kopilat e huaj?

Ndër shekuj po përhapet kjo mortajë ndër ne, edhe kur ka një mal me dëshmi për tradhtitë, ne jemi i vetmi popull që nuk dimë të reagojmë dhe nuk ndërmarrim masa të nevojshme dhe në kohë kundër këtyre tradhtarëve, prandat bota dyshon se mund të ndërtojmë shtet, ta ruajmë shtetin dhe mbajmë fatin në duart tona.

Pse nuk dimë ta ndryshojmë jetën dhe fatin tonë, rrjedhën e ngjarjeve dhe të historisë në dobi të kombit dhe shtetit, përderisa të gjithë e dimë se dijetarëve dhe atdhetarëve, bijve më të mirë të kombit u ka kaluar jeta rrugëve të botës dhe u janë tretur eshtrat në vende të huaja; bijtë më të mirë, atdhetarët e vërtetë dhe kryngritësit janë likuiduar me tradhti, me thika e plumba pas shpine, në prita të ngritura nga armiqtë dhe tradhtarët vendës, ndërsa fatin e kombit dhe të trojeve etnike e kemi lënë në duart e të huajve, të mercenarëve dhe tradhtarëve me vulë në ballë?!StrugaLajm

Ky më poshtë është vetëm një rast, ndoshta i vogël në mes të TRADHTIVE TË MËDHA ndaj kombit dhe shtetit, ndër dekada e shekuj.

Sa turp për ne!

Shihni materialet në vazhdim:

In : Aktuale

Loading...
loading...