Persona publikë në Maqedoni kanë “larë” para, kurse mes tyre ka edhe politikanë, thotë drejtori i Drejtorisë për polici financiare, Arafat Muharremi. Sipas tij, emrat e personave publikë dhe politikanëve që kanë larë para do të publikohen së shpejti, transmeton Gazeta Lajm.
Në Konferencën për pengimin e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit në organizim të Akademisë për bankieri, u fol edhe për njohjen me bazat dhe dallimet e larjes së parave dhe financimin e terrorizmit, identifikimin e klientëve të rrezikut të lartë dhe për survejim dhe zbulimin e transaksioneve të dyshimta.
Eksperti izraelit, Tomer Zaharoviç nga ana tjetër thotë se klima ndryshon dhe se shtetet në mënyrë aktive kyçen në luftën kundër larjes së parave, raporton Tv 24.