Kush me kë nga partitë shqiptare në Maqedoni do të koaliciojë në zgjedhjet e pranverës?! 

 

Maqedonia në pranverë do të hyjë në zgjedhje të reja presidenciale, por një pjesë e partive nuk përjashtojnë dhe kërkojnë që në pako të zhvillohen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Derisa ky debat nuk është aktual për shkak të arrestimeve të fundit dhe arratisjes së ish-kryeministrit Nikola Gruevski, partitë hezitojnë të flasin lidhur me koalicionimet e mundshme në rast se do të ketë zgjedhje parlamentare, por edhe në rast se do të dalin me kandidat të përbashkët për president, informon INA.
Përfaqësuesit e gjitha partive të pyetur nga INA se me cilën parti do të koaliciononi në zgjedhje e radhës, përgjigja është se është herët për të kalkuluar dhe biseduar për diçka të tillë. Megjithatë në koluaret partiake spekulohet për koalicionime të ndryshme që disa mund të jenë vetëm hipotetike. Një nga opsionet është koalicioni gjerë që tani është pjesë e Qeverisë, duke pasur një kandidat të përbashkët koncensual, ndërsa sa i përket zgjedhjeve parlamentare, spekulohet për një koalicionim mes BDI dhe partnerëve shqiptarë që janë në Qeveri, edhe pse nga BESA e Gashit refuzojnë një mundësi të tillë.
Nga ana tjetër në kampin opozitar shqiptar nuk përjashtohet një koalicionim mes Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizjes BESA. Krerët e dy partive Ziadin Sela dhe Bilall Kasami kanë lënë të hapur mundësinë për një unifikim, me qëllim të mosparcializimit të votës shqiptare. Megjithatë kalkulimet për vende deputetësh do të rëndojnë situatën dhe mund të përfundojnë në fijasko duke pasur parasysh trendin e deritanishëm të përçarjes dhe parcializimit të votës shqiptare. (INA)StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...