Kuvendi votoi pakon e 5 ekonomike

Ka përfunduar seanca e 32-të, pas çfarë ka filluar seanca e 36-të.

Në këtë seancë u votuan edhe ligjet për pakon e 5 ekonomike
“Për” votuan 115 deputetë dhe asnjë kundër dhe përmbajtur.

Vonesa e miratimit të Pakos së pestë të ndihmave kishte lënë pa paga 16 mijë 883 punëtorë gjatë muajit shkurt.

Sipas të dhënave të Drejtorisë të të hyrave publike, pothuajse 10 për qind e kompanive nuk kanë arritur që të bëjnë pagesën e pagave për muajin shkurt, përkatësisht mbi 7 mijë punëdhënës janë ende duke pritur ndihmën nga qeveria, në mënyrë që më pas të mund t’ua paguajnë pagat punëtorëve të tyre.StrugaLajm

Ndryshe, Pakoja e pestë e ndihmës është në vlerë prej 9.7 miliardë denarë ose rreth 160 milionë euro. Përmes kësaj pakoje parashihet mbështetje e drejtpërdrejtë financiare për kompanitë në mënyrë që të mbajnë punëtorët në vendet e tyre të punës në sektorët e turizmit, zejtarisë, hotelerisë, transportit, industrisë për organizimin e ngjarjeve si dhe mbështetje financiare për likuiditetin e sektorit privat, përmes kredive pa kamata, me qëllim që të mbahet dhe rritet numri i të punësuarve.

In : Aktuale

Loading...
loading...