Niveli i Liqenit të Ohrit është 20 centimetra mbi kuotën maksimale të lejuar.
Matjet hidrologjike tregojnë se është rritur edhe niveli i Liqenit të Dojranit, një centimetër mbi kuotën maksimale të lejuar.
Gjendja e lumenjve është më ndryshe. Disa kanë shënuar rritje, ndërsa të tjerë ulje të nivelit. Drini i Zi në Llozhan është pothuajse i përgjysmuar.