Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në në fshatin Brekoc të Gjakovës.
Kryefamiljari ka vrarë me armë ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij vetëm 9 vjeçe.
I dyshuar për këtë krim të rëndë është Pjetër Nrecaj nga fshati Bitesh i Gjakovës, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes.
Sipas burimeve, Nrecaj ishte në shtëpinë e prindërve të gruas së tij, me të cilën ishte në proces të shkurorëzimit.
Gruaja, tashmë e ndjerë ishte qytetare e Shqipërisë, por po jetonte në Kosovë me familje që nga paslufta.
Çifti kishte gjashtë fëmijë. /Indeksonline