Rrihen mes veti dy familje , tetë të lënduar

Të martën rreth orës 22 në lagjen Fazaneria 2 në Gostivar, ka ndodhur përleshje fizike mes dy grupeve, familjes së personi I.P. dhe miqve të tyre në njërën anë, si dhe familjes së personit A.B. dhe miqve të tyre. Në rrahjen masive janë shfrytëzuar mjete të ndryshme nga të dy anët, shkruan Gazeta Lajm. Sipas policisë, me lëndime trupore kanë përfunduar personat B.E. (33) nga Tetova, I.B. (27) nga Gostivari, A.B. (34) nga Gostivari, E.P. (32) nga Gostivari, E.P. (22) nga Gostivari M.P. (49) nga Gostivari, dhe E.N. (18) nga Gostivari. Ndërkohë që lëndime të rëndë trupore ka marrë personi B.F. (26) nga Tearca e Tetovës. Ai ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Gostivarit, por për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Policia po ndërmerr masa për ndriçimin e rastit.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...