Ky shkrim veç drejton gishtin në ,,Majën e Ajsbergut”!..

( Kuptimi racional dhe keqinterpretimi i noconit ,,Familje”)

Në këto kohë iracionale, ku shohim, dëgjojmë e ç’nuk shohim e ç’nuk dëgjojmë, në këto kohë, kur shoqerinë shqiptare e udhëheqin (në masë të madhe) bosët e drogës dhe prostitucionit, agjentët e këtij ose atij shërbimi sekret të huaj, nuk është ndonjë sihariq i madh të dëgjojmë, madje me mburrje, edhe këto fraza e fjali: ,,Filan Fisteku vërtet me drogë punon, por i lumtë se, ja, i duket puna, i duket kapitali”. Ose, ,,Njerëzit e tillë vërtet kontrabandistë ose agjentë mund të jenë, por mendojnë për familjet e tyre, jo si disa ( aluzion për atë shtresë të pakorruptueshme të ish të përndjekurve dhe të dënuarve politik) që nuk janë të zotët të mbajnë familjet e tyre me bukë , ndërsa na mbajnë derse patriotike”!..,,Kush shkon pas tyre, patjetër që një ditë, si ata do përfundojë”!..Etj, etj, pafundësisht!..
Kjo temë, më tepër se përshkimeve dhe përshkrimeve ,,politike”, i përket (për studim) fushave psikosociale, dhe pa dyshim që kërkon studime serioze dhe vëllime e vëllime librash për t’u dritësuar në tërësi. Por kjo kohë iracionale nuk të mundëson një ,,luks” të tillë! Prandaj, edhe ky shkrim modest, nuk pretendon të thotë më shumë nga ajo që thonë të njëjtit si unë, ky shkrim veç drejton gishtin në ,,Majën e Ajsbergut!..

Po! – Sigurisht që familja është bazamenti i kombit, por cila familje?- ajo që ushqehet dhe edukohet në mesin e kriminelëve, dhe jo që nuk i interson as ç’do të thotë Komb e Atdhe, por, për më tepër, shndërrohet në kancer të tyre, apo familjet që i japin gjithçka Kombit e Atdheut e asgjë s’marrin për vete?!! E keqja po ec me të dyja këmbët mbi tokë, e ku jemi ne të ,,varfërit” në këto kohë, duhet secili të pyesë veten!..

Lebit Murtishi

In : Aktuale

Loading...
loading...