Lajm i mirë për pensionistët e Austrisë

Qeveria austriake ka vendosur që të rrisë pensionet, por fillimisht për pensionistët të cilët kanë të ardhura më të vogla, shkruan Gazeta Express.

Siç shkruan e përditshmja austriake ‘Der Standard’ pensionet do të rriten për 2.7 për qind, bazuar në politikat fiskale të qeverisë.

Kjo rritje prej 2.7 për qind do të ndodh për pensionistët të cilët marrin prej 1 mijë e 115 euro deri 1 mijë e 450 euro.

Ndërsa rritje më të vogël do të marrin pensionistët të cilët marrin pension më të lartë se 1 mijë e 450 euro.StrugaLajm

Nga kjo rritje pritet që të përfitojnë pothuajse gjysma e pensionistëve, dhe pritet që qeverisë austriake t’i kushtojë miliarda euro.

Vendimi pritet që të futet në fuqi nga 1 janari i vitit 2019 dhe pritet që të ketë ndikim edhe për shqiptarët nga Kosova të cilat marrin pensione nga shteti austriak.

In : Aktuale

Loading...
loading...