Lajm i mirë:Qafë Thanë-Prrenjas-Elbasan nga 8.1 metra i gjerë, do bëhet 10.5 metra

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjerimin e segmentit rrugor, Elbasan – Perenjas – Qafe Thane, duke shpallur procedurën e tenderit për përzgjedhjen e kompanisë konsulente që do përgatisë studimin dhe projektin përfundimtar.

Fondi limit i pagesës është afërisht 500 mijë dollarë. Subjektet e interesuara do të kenë afat deri më 12 gusht për dorëzimin e dokumentacionit për të marrë pjesë në garë, ndërkohë që afati për përfundimin e projektit për kompaninë fituese  është 9 muaj.

Rruga është e gjatë rreth 54 kilometra, me gjerësi 8.1 metra pjesë asfaltike dhe dy bankina të paasfaltuara me nga 0.5 dhe 0.75 metra nga të dy anët.

Ajo çfarë Autoriteti Rrugor i kërkon kompanisë konsulente është është studimi dhe hartimi i një projekti të detajuar për ndërtimin e një rruge të kategorisë C2 me gjerësi të pjesës asfaltike 10.5 metra dhe dy bankina të paasfaltuara nga 0.75 metra. Gjithashtu Konsulenti duhet të mbajë parasush edhe opsionin e zgjerimit me korsi të tretë për parakalimin e mjeteve të tonazhit të rëndë.StrugaLajm

Aksi mund të përmbaje edhe një tunel, ndërkohë që Kompania fituese pas nëntë muajve ka detyrimin të shqyrtojë të paktën dy variante. Dy variantet duhet të mbajnë parasysh zgjerimin e aksit actual, por edhe ndërtimin e një aksi të ri në zona të veçanta.

Lorenc Rabeta / SCAN

In : Aktuale

Loading...
loading...