Lebit Murtishi thirrje miqësore Ramiz Merkos :Terhiqu nga gara jepi perparesi oponentit tend, Idri Istrefi

Lebit Murtishi :

Thirrje miqesore Krytarit te Struges, z. Ramiz Merko!

Mik i nderuar!
Ne histori hyjne te gjithe, edhe humbesit edhe fitimtaret. Ne rastin konkret behet fjale per nje ,, lufte” jashte çdlo parimi human dhe aq me pak kombetar. Ne te kunderten, sa me thelle shkon thika e fyerjeve te ndersjella, aq me humbes beheni ju kandidatet per vendin e te parit te qytetit. Pervoja te ka treguar, besoj, qe, asgje nuk mbetet nga koha e ikur, perpos fjaleve te paskraheve, sidoqofshin ato…Kerkesa ime eshte plotesisht miqesore, dhe ti, besoj qe me beson. Qe te mbetesh ne anen e fitimtareve te medhenj, beji nje nder qe s’ia ka bere askush Struges gjer me sot: Terhiqu nga gara e metejme dhe jepi perparesi oponentit tend, Idri Istrefit. Beje kete veprim burreror per hir te unitetit te Struges. Beje kete veprim per te penguar thikat e perçarjeve te mos shkojne me thelle. Prishni koalicionet e panatyrshme qe keni bere edhe me dreqin (te dyja palet), dhe zgjidhni kryetarin me votat e mjaftueshme te votuesve shqiptare. Besoj qe do te shperbleje historia nese e ben nje veprim te urte ne kohe qe mungon urtesia. Nuk jam perkrahes i asnjeres parti. Edhe kete besoj qe e beson!..Por ,, Partia e Paqes se Struges” nuk na lejon te jemi indiferent perpara nje perçarjeje qe do t’ia paguajme çmimin bashkerisht. T’u drejtova ty, sepse ti, besoj qe nuk ke nevoje te ,,provosh” kolltukun e pushtetit edhe nje here. Te uroj shendet…StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...