Lebit Murtishi:Llabunishti proteston, Ladorishti hesht!

Lebit Murtishi

Llabunishti proteston, edhe pse i ka larg disa gurore,
që realisht nuk i bëjnë kurrfarë dëmi ambienteve të
banuara dhe të populluara të fshatit. Ndërsa Ladorishti
hesht edhe kur sheh me sytë e vetë, se dita ditës, dy
firma, për fat të keq dhe për turp- të dyja janë pronë
e dy ladorishtarëve, po ia gërryen ballin, po e shëmtojnë
dhe mbi të gjitha e rrezikojnë të ardhmen e krastës me
ndonjë shembje masive dheu, për shkak të zgafellave
që janë hapur nga dora e vet ladorishtarëve. Drejtuesit e
Bashkësisë Lokale, për shkak të lidhjeve familjare
dhe të krushqive me pronarët e firmave, shohin si
shembet Ladorishti dhe kurrë as gojën nuk e kanë
hapur…Se a duhet të durojë më Ladorishti, do ta
thonë kohët që vijnë…StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...