Letër besatarëve: Bilall Kasamit dhe Zeqirja Ibrahimit

Sulejman Mehazi

E more djemtë e mirë të Besës, menduat se aq lehtë do kaloni me BDI-në e Ali Ahmetit, shikoni çfarë ju bëri pikë e pesë. Ju pyesim juve Bilall Kasami dhe Zeqirja Ibrahimi pse aq lehtë u dorëzuat para Ali Ahmetit, due atë, vetëm me një grusht të vogël në Çair e në Tetovë, largoheni e ikni nag Besa e dhënë. Fare s’menduat se politika është shumë më e hidhur sesa vdekja. Para se të hyni në politikë a s’menduat se Besa te shqiptarët është institucion juridik, shpirtëror e metafizik, shenjtëri, sa që të gjallët I çon në varr e të vdekurit i ngre nga varri, a s’u mësuat nga legjenda e bukur shqiptare ” Konstatini dhe Doruntina”.

Gjatë themelimit dhe formimit të partisë suaj pse nuk e menduat e studiuat pak më thellë, a ia vlen të emërohet partia juaj me këtë fjalë të rëndë shqiptare, Besa. Fare s’u shkoi mendja se Besa te shqiptarët ka qenë e është nëmë, gjëmë e madhe që ka dhënë vetëm humbje, vaje, pikëllime
familjare e kombëtare. Sa e këndshme si fjalë, sa trishtuese, robëruese e vdekjeprurëse për shqiptarë. VLERA e fjalës Besë është betim drejt zhdukjes. Kuptimi i Besës është sakrificë, dhimbje , ideal ushqyes mortor madhështor.

Ju pyesim, Bilall Kasami dhe Zeqirja Ibrahimi, pse dorëhiqeni prej fjalës së dhënë Besë?, pse largoheni prej këtyre sfidave e betejave politike? Pasi jeni fetarë, do krahasojmë Besën tuaj me Shehadetin e Zotit; me shehadetin jeni betuar para Zotit se do t’i kryeni të gjitha detyrat obliguese fetare ndaj Tij, ndërsa me fjalën besë jeni betuar para popullit shqiptar se do t’i kryeni të gjitha obligimet kombëtare ndaj kombit, pse dorëzoheni aq lehtë para detyrimeve kombëtare? Derisa partinë, ju të nderuar, e keni emëruar me fjalën Besë, keni qenë të nëmur që në fillim të formimit të kësaj partie politike

Zeqirja, ja nëmat tuaja

-këndove himnin në parlament, për pak sa se vdiqën Zijadin Selën;
-Gjatë zgjedhjeve lokale si kandidat për prefekt në komunën e Çairit jo që
dha dorëheqje si deputet, por edhe humbe në Çair, ja partia Besa ç’të bëri, të gjitha të zezat t’i bëri.
Lamtumirë e kalofshi mirë!

Loading...
loading...











Loading…


loading…