Letër e hapur drejtuar Banorëve të Dollogzhdës

Në vecanti pronarëve të lokaleve të Basteve

Po ashtu edhe pronarëve të bizneseve (për momentin Anonym)

Ju të nderuar pronar të lokaleve, shoqata e Dollogozhdës në Zvicër i ndjek nga afër zhvillimet në vendlindjen ton të çmuar, Dollogozhdën. Në mbledhjen e fundit që u mbajt më dat 04.11.2018, u tematizua dhe u kritikua rënd fakti i Bastoreve dhe Kazinove në vendlindjen ton.
Ne si shoqat (anëtarët e të cilës jan, po ashtu dollogozhdar) kemi kontirbuar në çfardo lloj situate për të mirën e dollogozhdes dhe dollogozhdarëve. Prandaj e pam të arsyeshme që edhe në kët rast, tju dalim në mbrojtje të ardhmes së dollogozhdës ,,Rinis dollogozhdare’’
Pse jo edhe personave të cilët tash jan të mvarur nga kjo lloj sëmundje ,,bixhozi’’.

Si hap i par menduam tju drejtohemi me nji shkres të hapur, ju pronarëve të lokaleve që i keni dhën me qera, me lutjen që mbrenda nji afat prej 3 deri 6 muaj ti largoni këto lloj ,,BIZNESMENA’’ (se vetëm biznesmena smundet të quhen) që kontribojnë për shkatërrimin e rinis, dhe të ardhmen e vendit ton.

Ne shpresojm që kjo lloj qerae që ju e merrni nga ato pseudo biznesmena, mos jet paraja e vetme dhe me të cilën ju e ushqeni fëmijën tuaj, paraja e cila shkatërron të ardhmen më të çmuar të nji kombit ,,Rinin e vendit ton’’
Dollogozhda dhe dollogozhdarët kanë ditur dhe shpresoj se edhe në të ardhmen do të dijnë ta ruajn pastërtin, unitetin dhe një rini të shëndosh.StrugaLajm

Ne si dollogozhdar në mërgim, shpresojm që kërkesa jon mos të has në vesh të shurdhët dhe mos të dal ndonjë banor tjetër që e mundëson rihapjen e këtyre bizneseve që shkatrrojn të ardhmen dhe e fëlliqin vendin ton.

Po ashtu apelojm tek të gjith dollogozhdarët që i jan klient dhe i mbajn të gjall këto lloj biznese, të mos i frekuentojn më, në rast se dikush ësht i mvaruar (sëmur) atëher i këshillojm të kërkoj ndihmën mjeksore ose të kërkoj ndihmë tek organet e posaçme (terapi).StrugaLajm

Ti që luan dhe i harxhon parat e tua dhe të fëmijëve tua, na beso se ësht për të mirën tënde dhe familjes tënde, prandaj respektoje këtë kërkes dhe nga sot mos hyn më në kto lloj lokalesh.

Ky ësht hapi i par i ndërmarr nga ne si shoqat. Shpresojm dhe besojm që nuk do jet e nevojshme që në të ardhmen të mendojm edhe marrim masa të tjera.

Me nder dhe respekt nga mërgimtarët e fshatit Dollogozhd në Zvicër

,,Bixhozi të harxhon pasurin dhe të shkatërron familjen’’

In : Aktuale

Loading...
loading...