Letra e Kadri Veselit për babain e ndjerë: Natën e mirë Babë!

Letra e Kadri Veselit për babain e ndjerë:
Natën e mirë Babë!

A u rehatove Babë? Krytë a e mbështete në tokë, a u mbulove mirë ? Flej tash, pusho, s’të lëndon më asgjë. Së paku atje tani je i mbrojtur nga dhimbja, pritja, dëshprimi, malli, përndjekja, akuza, gjykimi…
Me H, J, R, N, H, M… nejtëm deri tash. U mërzitën fort edhe ata… Drejtë me të thëne mezi prita me hi në dhomën tem, me u shtri e me folë shlirë me ty. Po më dhimet nana ma së shumti, se e di që ajo e ban gajlen tem… Bahet marak mos po mërzitna shumë, e po më doket pe nij tu thanë “ eh djali jem, na ja bojmë diqysh këtu, po mjera unë, ti atje, qysh t’ ra kjo mërzi…”
E di dhe niva se sonte kemi pasë shumë mysafirë Babë. Por as unë, si ti, nuk shtrëngova asnjë dorë bashkëluftëtari, e as miku, aty në dalje të varrezave. I kam mbyll sytë e po më doket pi shoh një nga një…Uhhh se ç’më kthyen mrapa në kohë këto përfytyrime… Po të rinj janë kanë, e po shumë janë plakë more Babë. Ma të lumtur mu kanë dok në mal…
Sonte, ti kokën në tokë, e unë sytë në tavanin e kësaj dhome, me qelës nga jashtë. Po të kishe mundësi, ti do e merrje për vete edhe dhimbjen tem për vdekjen tënde.
Ehhh valla Babë, veç këtë dhimbje s’ma merr dot. Boll dhimbje më ke marrë, boll forcë më ke dhanë.
E di se ma fal që jetove dhe shkove me mallin tem. Por, kënd ta fal unë…!!!StrugaLajmStrugaLajm


Loading...
loading...