Lëvizja Anti Bixhoz: Edhe sa të vrarë duhet të kemi?

Pas incidentit të armatosur në orët e hershme të mëngjesit në një kazino në rrugën e Kacanikut në Shkup ku mbetën të vrarë dy persona, njëri vizitorë nga Kosova dhe tjetri sigurim i objektit nga Shkupi, ka reaguar edhe Lëvizja Antibixhoz të cilët bëjnë thirrje që urgjentisht të bëhet zgjidhje me kazinot në vend.

“Të gjithë jemi të mendimit se lojrat e fatit kanë vetëm qëllime të zeza, degjenerim, mjerim, varfërim, me një fjalë me pasoja të dhimbshme për popullatën. Këtë e dëshmoi mëngjesi i sotëm në një kazino në Shkup, ku si pasojë e plaçkitjes kemi dy të vrarë. Në keto ditë vendimtare ne Lëvizja Anti Bixhoz shprehim keqardhje për këtë rast me pasoja tragjike, andaj thirrje urgjente deri tek Kryeministri dhe Ministri i punëve të brendshme mbyllje të menjëhershme deri në sjelljen e ligjit për lojërat e fatit.
Të mbrojmë popullatën dhe mos na njeh historia si dështak të kohës”, thuhet në reagimin nga ana e Lëvizjes Antibixhoz.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...