“Lëvizja” organizoi Simpoziumin e dytë
Rreth 40 Kumtesa, të paraqitura sot në Institutin Kulturor e Shpirtëror të Shqiptarëve në Shkup, në shtëpin ku punoi disa vite Ambasadori Kristofer Hill,mik i madhë i popullit tonë,e që sot e njëjta ju takon shqiptarëve ku nikoqir i saj ishte i nderuari Skender Asani. Sot pamja e oborrit të ish Ambasadës Amerikane, dukej si një piktakim i viteve të hershme, për tu nisur në një demonstratë, para ndonjë institucioni të qendrave të huaja Evropiane. Ishin po të njejtit njerëz ,veprimtar të kohës, që erdhën nga të gjitha hapsirat shqiptare,Shqipria,Kosova,Lugina,Mali i zi dhe qyteteve të Ilirides,në mesin e të cilëve ishte edhe Ambasadori i Shqiprisë në Shkup,Fatos Reka,të cilët kishin ndryshuar në pamje,të zbardhur në flokë e të rrudhur në fytyra, por pa ndryshuar mendje, mbi qëllimin e rrugëtimit deri në realizimin e plot të programit dhe detyrave që kishin marrë mbi supet e veta që para 36/40 viteve. Edhe pse këtu ishim një pjesë e vogël e shokëve prezent, shumë të tjerë në pamundësi për të qenë fizikish bashkë me ne, kishin dërguar si përshëndetjet ashtu edhe kumtesat përmes mjeteve elektronike !
Pas Simpoziumit të Parë, që punimet i zhvilloi ne Prishtinë, më 17 Janar 2017 , sot i dyti me rradhë u mbajt në Shkup, për të vazhduar vitin tjetër në Prizren dhe në të gjitha qendrat tjera me hapsirat shqiptare tha Kryetari i Shoqëris „Lëvizja“,Xhevat Bislimi në përshëndetjen e vet për të pranishmët.Ashtu siç ishte paraparë nga Këshilli Organizativ dhe grupi i punës të zgjedhur nga Kryesia e Shoqerisë ”Levizja” me seli në Prishtinë, në bashkpunim me degët e veta në Evropë dhe degës këtu në Maqedoni,të pranishmit veprimtar të kohës ju përmbajtën temës së Simpoziumit, e cila ishte Lëvizja Popullore e Republikës së Kosovës në periudhën kohore 1982-1984 dhe heronjt:
Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Bajram Bahtiri dhe Zija Shemsiu, me çrast secili nga ata paraqitën kontributin, sakrificën dhe heroizmin e antarëve të grupeve ilegale atdhetare, në zinxhirin e gjatë të LPRK-së ,pa lënë anash edhe kontributin dhe ndihmesën që dha shteti shqiptarë në vitet e asaj kohe ,duke filluar me përkrahjen e madhe që ju dhanë Demonstratave të Studentëve të vitit 1981,në Kosovë.
Të gjitha kumtesat e paraqitura do të botohen, ashtu siç u botuan edhe kumtesat e vitit të parë nën lidhjen e Shoqërisë “Lëvizja“.
Të gjithë të pranishmit me ftesë që bëri Kryetari i shoqërisë“Lëvizja“ për Maqedoni Ulusi Beqiri,vendosën që foton e përbashkët ta bëjnë në sheshin „Skendebeu“ në Shkup !
Luan Veliu
Nënkryetar i Shoqatës “Levizja“-dega Maqedoni!
Shkup, 25 janar 2018