Aktuale
Lind fëmija i parë në 10-vjetorin e pavarësisë (FOTO)
Në QKUK, ka ardhur në jetë fëmija i parë i 10-vjetorit të pavarësisë.
Fëmija i parë i cili ka lindur sot më 17 shkurt, është e gjinisë femërore, ndërsa në jetë e ka sjellur një nënë nga Lipjani, shkruan Magazina.al
E sapolindura Renea, është vizituar edhe nga Ambasadorja e Finlandës në Kosovë.
Kujtojmë që edhe fëmija i parë më 17.02.2008, ishte vajzë dhe prindërit kishin vendosur ta quanin Pavarësia, ajo tani ka mbushur 10 vite.