Llumi që paguan llumin…

Nga Përparim KAbo

Në nje shoqeri demokratike e drejta e shprehjes eshte themelore, ndryshe nga shoqerite diktatoriale ku as te lejojne te mendosh me koken tende, as te shprehesh si mendon, dhe as ta mbrosh ate qe ti mendon. Por te ne në keta vite tranzicioni gradualisht mendimi i lire dhe fjala e lire sa vjene e po tkurret. Nuk pelqehet dhe po zë vend nje mendesi feudale qe shperndahet ne strukturen e bejlereve, zbret te agallaret dhe deri te qehajaji apo pojaku i llumfshatit. E gjithe kjo strukture eshte prej llumi, dhe llumi lart paguan llumin poshte qe te shpifin te shajne te hedhin balte, thjeshte te pengojne te verteten…Nje perpjekje e fundit per te mos e lene shoqerine te dali nga e shkuara. Mendimi i lire dhe liria e shprehjes jane frymemarrja e demokracise funksionale, e nese bie demokracia e mendimit, bie dhe pushteti i tregut dhe i parase qe ka sot nje llumnaje….eshte per te ardhur keq qe ka strukturellumi qe me pagesa qesharake hidhen ne sulm dhe leshojne balten e tyre mbi kedo qe mendon me koken e tij…Namuzllumi eshte i pagjume, eshte i deshiruar qe te levdohet te perkedhelet te miklohet dhe fatkqeqesisht ne realitetin tone ka shume pa shtylle kurizore qe jane gati per lemoshen qe marrin, te bejne rolin e insekteve parazite në shoqerine tone….Thuaje te verteten te ndjesh i lire, kjo ishte gjithcka qe e frymezonte Jezusin, kur Ponc Pilati e pyeti pse te akuzojne ty keta….Dhe prej atehere e verteta e ka deshmorin e vet….
pkabo 22 nentor 2021StrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...