Zv/drejtori Izmit Nura qëndron në Itali/Hapet shkollë shqipe në L’Aquila


Pavarsisht që jetojnë jashtë vendlindjes, shqiptarët që për busullë kanë orientimin kombëtar nuk rreshtin së punuari për të rojtur traditat si dhe gjuhën shqipe, që është elementi që i bashkon dhe i dallon ata nga të tjerët.Të këtij vokacioni, janë edhe shqiptarët me preardhje nga Maqedonia që jetojnë dhe punojnë në L’Aquila të Italisë, tregon Izmit Nura, Zv/drejtor i Agjencisë për Emigracion të Maqedonisë, i cili nga afër asistoi në hapjen e shkollës shqipe në këtë pjesë të gadishullit Apenin, shkruan Strugalajm.com. Ishte një vizitë domethënëse dhe kuptimplote në kuadër të festave kombëtare të nëntorit, tregon Nura, i cili shton se mërgata jonë në këtë pjesë të Italisë, është një nga më të organizuarat, që përvec se është integruar mirë, po bën përpjekje maksimale që të ruaj shqipen te gjeneratat e reja.”Në cilësinë e zv.Drejtorit të Agjencisë së Emigracionit me rastin e festës së Alfabetit, me ftesë të SHOQATES KULTURORE ” RILINDJA” me seli në L’AQUILA të Italisë me kryetar z.Abdulla Salihi, mora pjesë në ceremonin e hapjes së shkollës me mësim në gjuhën shqipe, projekt i mbështetur edhe nga instucioni yn. Në këtë eveniment të rëndësishëm promovuam Gramatiken e parë të botuar enkas për fëmijët e diasporës. Për shkollën dhuruam një numër të konsiderueshëm të abetareve dhe lektyra që besojë do të jenë të dobishme për nxënësit”thekson ai.Në këtë vizitë në Itali zv/drejtori Izmit Nura tregon se mori impakt pozitiv nga takimet por edhe bisedat me mërgimtarët për kujdesin që ata tregonin për ruajtjen e kulturës dhe gjuhës së origjinës.Në këtë sens vazhdon, Nura ishte edhe takimi me perfaqësuesit e Lidhjes së Arsimtareve shqiptarë znj. Ariana Kosova dhe z.Nehat Marku me te cilët u vendosën ura komunikimi në funksion të bashkëpunimit në të ardhmen.”Si rezultat i pandemisë dhe protokolleve vizitat tona kan qen të pamundura, por tani me lirimin e masave në të ardhmen e afërt kemi në plan të bëjm promovimin dhe shpërndarjen falas të Abetares por edhe të teksteve të tjera për te gjithë diasporën në Europë dhe Amerikë”,përfundon Nura.Vizita e zv/drejtorit Izmit Nura u pasqyra gjërsishtë edhe në median lokale të kësaj pjese të Italisë . (Strugalajm.com)

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...