LSDM dhe koalicioni “Mundemi” e kanë informuar presidentin Stevo Pendarovski se mandatori për krijimin e Qeverisë së re është lideri i partisë Zoran Zaev.
“Duke marrë parasysh skadimin dhjetë ditëve sipas Kushtetutës pas konstituimit të Kuvendit, nga ana e presidentit të shtetit deri te koalicioni ‘Mundemi’ u kërkua njoftim për propozim për kandidat për kryeministër për krijimin e Qeverisë së Republikës të Maqedonisë së Veriut. LSDM dhe Koalicioni ‘Mundemi’, në përputhje me nenin 90 paragrafi 1 të Kushtetutës, mandatar e ka propozuar Zoran Zaevin, kryetar i LSDM-së”, kumtojnë nga LSDM.