LSDM i dënon sulmet ndaj Naser Selmanit

Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë dënon çdo lloj të gjuhës së urrejtjes, fyerjes apo nënçmimit ndaj çdo qytetari të Republikës së Maqedonisë. “LSDM-ja i dënon sulmet ndaj gazetarëve dhe sulmet ndaj kryetarit të Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Naser Selmani. Gazetarët kanë rol të rëndësishëm në ndërtimin dhe avancimin e proceseve demokratike dhe nga kjo sulmi ndaj gazetarëve është sulm ndaj lirisë së shprehjes dhe vlerave demokratike”, thonë nga LSDM-ja. Personat publik duhet të jenë të kujdesshëm në sjelljen e tyre dhe paraqitjet publike dhe ta kenë parasysh se nga ajo si sillen personat publik varet edhe mendimi i qytetarëve për ato, sipas kësaj i vlerësojnë edhe çmojnë.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...