BLENDI PETROL
Aktuale

LSDM-ja po tenton të asimiloj partitë shqiptare

Shkruan Bashkim Bakiu

Tendencë për “shkrirje te partive shqiptare, krijimin e të ashtuquajturve parti “multietnike” dhe egzistimin e vetëm dy blloqeve maqedone ku në këte plan do të përfitonte LSDM-ja.

Anketat mund të bëhen me tendencë për të krijuar autosugjestion, sigurisht në bazë të asaj çfarë plasohet.

Ajo që u plasua në anketën e fundit ishte për të dhënë mesazh që nga tani se edhe po të bashkohen partitë shqiptare (përveç BDI-së), në këtë rast me Aleancën, s’do mund të dalin fitues. Që në fakt realiteti është i kundër Aleanca ka rritje, pakënaqësia ndaj pushtetit rritet, si dhe përqindjet e partive tjera jashtë BDI-së dominojn madje edhe dyfish më shumë se BDI-ja.
Nëpërmjet kësaj ankete “LSDM ujin ja lëshon midis këmbëve” edhe BDI-së).

Pse?! mereni cilën do anketë nga egzistimi i BDI-së deri me sot nëse në ndonjërën ka më shumë rejting partia se sa lideri i saj, unë për anketa nuk flas asnjëherë edhe pse 15 vjet mirem me hulumtime.

Çfarë u plasua!?
E kunderta ndodhi në këtë anketë, sepse, LSDM ka target disa funksionar të BDI-së për ti inkuadruar tek partia “multietnike” të cilët me siguri tani i kanë përshpëritur liderit se duhet të tërhiqet (i bjer rejtingu, jo partisë, atij) kurse nga ana tjetër lobojnë për pozicione te larta tek LSDM-ja. Nga konkurenca e ” ashpër që mund të ndodh në BDI, nga e cila, sigurisht se do “eksplodoj ” në këtë periudhë.

Mesazhi i anketës, përveç kësaj është se ska shpresë duke treguar me përqindje se partitë tjera janë të vogla (BESA, duke e intepretuar se ka ulje të ngadalshme, e sidomos Aleanca duke e intepretuar se ka rritje të vogël që aspak nuk korespodon me realitetin.

Edhe ju me siguri keni dëgjuar nga disa “planifikues ” A be shqiptarët s’duhet të kenë parti, duhet tu bashkangjiten partive maqedonase,” Ne fala!

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button