LSDM:Qeveria e re pastaj data për zgjedhjet lokale

LSDM-ja në kumtesën sotme thekson se nevojitet të gjitha institucionet dhe subjektet politike në shtet të jenë në nivel më të lartë të përgjegjësisë që të zgjidhet sa më shpejt qeveria e re dhe të krijohen kushte ligjore për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. “Gjorge Ivanov duhet menjëherë ta japë mandatin për formim të qeverisë. Ekziston Program i qeverisë reformuese që e garanton unitaritetin e Republikës së Maqedonisë, punën sipas Kushtetutës dhe në interes të perspektivave euro-atlantike. Do të ketë edhe riafirmim të këtyre përcaktimeve strategjike, me qëllim të shkatërrohen deri në fund arsyetimet për shkak të cilave Ivanov dhe VMRO-DP,NE i bllokojnë proceset demokratike, ndërsa kjo pasqyrohet dëmshëm ndaj qytetarëve”, qëndron në kumtesë. Sipas LSDM-së, kjo praktikë e frenimit të proceseve demokratike shkon në dëm të drejtpërdrejtë të qytetarëve, të cilët i ndjejnë dëmet ndaj buxheteve të tyre familjare, ndërsa nga e hëna një pjesë e madhe e qytetarëve në komuna do të mbeten pa paga dhe shërbimet e nevojshme komunale.StrugaLajm

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...