Luana Vjollca me ndryshim drastik, transformohet në një zeshkane atraktive (FOTO)

Këngëtarja dhe prezantuesja shqiptare, Luana Vjollca, ka bërë një ndryshim të ri në dukjen e saj.

Duke qenë se tërë kohën jemi mësuar ta shohim si një bionde tërheqëse, ajo së fundmi ka vendosur të bëjë një transformim, duke u shndërruar në një zeshkane.

E njëjta ka realizuar fotosesionin e ri, me anë të të cilit prezanton pamjen e re njëherësh vë në pah edhe figurën trupore.StrugaLajm

E veshur me fustanin e shkurtër të lëkurës dhe flokët e zeza, Luana mori vëmendjen e të gjithë ndjekësve.

“Pa panik”, ka shkruar në postimin e parë artistja shqiptare, ndërsa në imazhet e tjerë ka vendosur vetëm një emoji me zemër të zezë.StrugaLajm

Ndërkohë, të shumta kanë qenë komplimentet që ka pranuar nga miqtë, kolegët e po ashtu edhe fansat e saj që ngelën të befasuar nga ky transformim i 28-vjeçares.

Luana aktualisht është fokusuar në emisionin e ri “Take me Out” që pritet të fillojë së shpejti në Top Channel. /Telegrafi/

In : Aktuale

Loading...
loading...