Luana Vjollca tregon se si humbi 10 kilogramë brenda vitit në mënyrë jo të shëndetshme

Luana Vjollca ka zbuluar për publikun se ky vit ishte mjaft stresues për të.

Luana Vjollca njihet si njëra ndër moderatoret më seksi të ekranit shqiptar.

Por së fundmi fansat e saj kishin vënë re një ndryshim të madh në fizikun e Luanës, ajo ka rënë në peshë mjaft shumë.

Luana së fundmi tregoi se pandemia ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin e saj, sepse brenda 1 viti ka humbur 10 kilogramë.

Prezantuesja u shpreh se nisi të dobësohej që në periudhën e izolimit në shtëpi dhe se tani vazhdon të humbasë peshë pa dëshirën e saj.

“Unë e kam stresin me të dobësuar. Këtë sezon jam dobësuar shumë, sepse ka qenë një nga më të vështirët, por fatmirësisht më i suksesshmi në “Shiko kush luan”. Dhe kam humbur nga vjet sivjet, plot 10 kile. Por kam përshtypjen se edhe pandemia, fakti që po qëndronim në shtëpi ka ndikuar, sepse aty fillova mora këtë pjesën e dobësimit dhe nuk po ndalem më, vazhdoj të bie pa dëshirë”, tha Luana.

Gjatë pyetjeve që stafi i saj kishte përgatitur për të, Luana zbuloi se ka raste që qëndron 5 orë pa ngrënë, pa pirë e madje pa shkuar në tualet, për shkak të punës dhe xhirimeve me emisionin.

Loading...
loading...











Loading…


loading…