Lubonja: Albin Kurti është shpresa e fundit e shqiptarëve në të dy vendeti

Analisti Fatos Lubonja komentoi në rubrikën “Opinion”, në News24, vizitën e Albin Kurtit në Tiranë dhe takimet e këtij të fundit me politikanët shqiptarë dhe gazetarët. Në një prej takimeve të Kurtit ishte i pranishëm edhe vetë Lubonja, i cili tha se në tryezë është folur për kryeministrin shqiptar, Edi Rama, vetëm sa i takon rolit që ai ka në këtë sistem, ku “një grusht të pasurish sundojnë me politikën dhe kanë bërë një shtet armik me qytetarët”.

Duke e cilësuar Albin Kurtin si “shpresën e fundit për shqiptarët e të dy vendeve, Shqipëri e Kosovë”, Lubonja tha se ai ka marrë mbi supe sfida të mëdha për të çliruar shtetin nga ky grusht pasanikësh.StrugaLajm

Vizita e Albin Kurtit në Shqipëri, ku ishit edhe ju. Çfarë u diskutua, u fol për Ramën?
Te ne është një parim që e ka korruptuar shumë media në përgjithësi, sidomos portalet për klikime. Ka më shumë rëndësi klikimi se lajmi dhe brendësia e lajmit. Kurti është politika i njohur prej kohësh. Ka ardhur në Shqipëri, ka takuar politikanë majtas e djathtas, edhe gazetarë, do të informohet.StrugaLajm


Loading...
loading...