Lulet e fshatit tim-poezi nga Xhemi Hajredini kushtuar “Masakrës së Ladorishtit “

Lulet e fshatit tim

Vjeshtë e dytë, një herë e një mot,
gjak e gjëmë, u derdh shumë lot.
Ranë lulet e fshatit, me vaje u qanë,
zemrat e nënave përgjysmë u ndanë.

Gëzimet s’kishin më kuptim,
u harruan dasmat në fshatin tim.
Lehtësim i dhimbjes dhe terapi,
ishin lindjet e fëmijëve në shtëpi.StrugaLajm

Të rënët e lirisë i kujtojmë gjithmonë,
janë imazh i trimërisë së fshatit tonë.
Tani lypset respekt e nderim,
për çdo familje të vendit tim.

Sakrifica dhe flijimi duhen kujtuar,
jo të ndarë, por të bashkuar.
Nga holokausti, një valë shqetësimesh,
ta ndërrojmë drejtimin, në vorbull gëzimesh.StrugaLajm

Për të rënët e lirisë prehje të qetë,
për veprimtarët e gjallë jetë e shëndet,
të gjithë të lirë, me guxim e krenari,
ta bëjmë Ladorishtin një dashuri.

Nga Xhemi Hajredini
Shkruar në Ladorisht, më 28 tetor 2019

In : Aktuale

Loading...
loading...