Mafia shqiptare në parlamentin gjerman

Katharina Schulze, udhëheqëse parlamentare e të Gjelbërve në Gjermani ka shprehur shqetësim për ndikimin e mafies në Bavari, duke përmendur edhe atë shqiptare.

Në një deklaratë për mediat, ligjvënësja 33-vjeçare është shprehur se mafia bën fitime të mëdha në Bavari me biznese të paligjshme si trafikimi i drogës dhe pastrimi i parave. Schulze është shprehur se dëmtimi dhe kërcënimi potencial i Krimit të Organizuar veçanërisht nga Italia është i lartë dhe i bën thirrje qeverisë që të shqyrtojë më nga afër problemin.StrugaLajm

“Shifrat tregojnë se ka nevojë për veprim në luftën kundër mafies në Bavari”, citohet Schulze nga mediat gjermane. Deputetja ka njoftuar se shpejti do të përdorë pyetje parlamentare për të mësuar më shumë rreth mafisë shqiptare, turke dhe ruse në Bavari.StrugaLajm

In : Aktuale, Rajoni

Loading...
loading...