Makina godet turmën në Gjermani, dy të vdekur dhe 15 të lënduar (Video+Foto)

Një makinë goditi një grup njerëzish në zonën për këmbësorë të Trier të Gjermanisë, duke shkaktuar dy të vdekur dhe të paktën 15 të lënduar. Policia arrestoi drejtuesen e makinës menjëherë pas incidentit, që në të vërtetë është një grua.

Një dëshmitar raportoi se pa makinën duke lëvizur me shpejtësi të madhe, duke u futur mes turmës me njerëz dhe duke përplasur këmbësorët në ajër pranë zonës së përdorur tradicionalisht për tregjet e Krishtlindjeve, të cilat do të jenë të mbyllura këtë vit për shkak të pandemisë Covid 19.

Zona është izoluar menjëherë nga policia. “Ne arrestuam një person dhe automjeti u konfiskua. Sipas hetimeve fillestare, dy persona humbën jetën. Ju lutemi vazhdoni të shmangni qendrën e qytetit”, shkroi policia e Trierit në Twitter.

Sipas Bild, e cila citon gazetën lokale “Trierischer Volksfreund”, makina që hyri në turmë është një “Range Rover” ngjyrë e errët.StrugaLajm

Dëshmitarët tregojnë për njerëzit që “fluturonin në ajër”. Dyshimet e para janë për një akt terrorist, por policia deri tani nuk ka dalë me një qëndrim zyrtar. /NOA/

In : Aktuale

Loading...
loading...