Makina me targa të Maqedonisë aksidentohet në Librazhdë

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në Librazhd në vendin e quajtur ‘Kthesa e Murrashit’.

Bëhet e ditur se nga aksidenti kanë mbetur të plagosur 5 persona të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Të plagosur kanë mbetur 4 gra dhe një burrë, ndërkohë që mësohet se makina është me targa të Maqedonisë së Veriut.StrugaLajm

Sipas policisë, N. K., 32 vjeç banues në Tiranë është përplasur me makinën me drejtues Xh.H., rreth 60 vjeç, banues në Shkup, Maqedonia e Veriut.StrugaLajm

Si pasojë janë plagosur drejtuesi i makinës Xh.H dhe katër pasagjerë të cilët janë dërguar për mjekim në spitalin e qytetit Librazhd dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

In : Aktuale

Loading...
loading...