Makina me targa të Ohrit aksidenton 15 vjecarin në Kërcovë

Mbrëmë rreth orës 22:25 në rrugën “11 Shtatori” të Kërçovës, ka ndodhur aksident trafiku, ku vetura “Mitsubishi” me targa të Ohrit e drejtuar nga M.C. (25) e ka goditur një këmbësor të moshës 15 vjeçare nga Kërçova.

Në aksident, këmbësori ka marrë lëndime të rënda në pjesën e kokës dhe trupit, andaj me veturën e Ndihmës së Shpejtë është dërguar në Qendrën Urgjente të Kërçovë, prej ku është transferuar në Qendrën Urgjente të Shkupit për mjekim të mëtutjeshëm. Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Stacionit Policor të Kërçovës. Nga Policia thonë se po punohet për pastrimin e plotë të rastin.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...







©