Maksuti:Aleanca dhe Besa të shkrihen në një parti

Profesori universitar Mersin Maksuti në emision debativ “Argument” në TVM2 ka deklaruar se shqiptarëve të Maqedonisë ju mungon një opozitë e mirëfilltë dhe e konsoliduar, e cila do të jetë korrektiv i vërtetë i pushtetit, shkruan Fakte. Maksuti ka thënë se koalicioni “Aleanca me Besë” duhet të shkrihet në një subjekt politik, i cili do të ketë organe partiake demokratike, parti e hapur për qytetarët.

Maksuti gjithashtu ka komentuar rolin e dyfishtë të partisë së Ziadin Selës, e cila paraqitet edhe si pushtet edhe si opozitë njëkohësisht, varësisht nga interesi ditorë i saj. Ai ka thënë se kjo sjellje e ASH-së është absurd i paparë diku tjetër dhe sipas tij kjo situatë duhet të qartësohet sa më shpejtë./FAKTE.NetStrugaLajmStrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...