BLENDI PETROL
Aktuale

Maqedonia dhe Shqipëria marrin rekomandim për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, prezanton zyrtarisht para Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian në Strasburg progres-raportin për vendet që duan të bëhen pjesë e Unionit, përfshi këtu edhe Shqipërinë.

Mogherini tha në fjalën e saj se Këshilli vendos të hap bisedimet për anëtarësim me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

“Zgjerimi rrit stabilitetin dhe sigurinë. Procesi është ndërtuar në kushtëzim të drejtë dhe rigoroz dhe cdo vend vlerësohet në bazë të meritës së vet për reformat. Do të them pak fjalë për Ballkanin Perëndimor. Do të shkoj, në Tiranë, Shkup, Podgoricë dhe Beograd. Ballkani është Europë dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së BE, të fortë dhe stabël, është përgjegjësi e përbashkët. Ky është momenti që njohim arritjet pozitive. Kemi forcuar angazhimin me rajonin përmes strategjisë për Ballkanin, që kreu Juncker dhe duke përgatitur edhe samitin. Ende nuk ka zgjerim apo angazhimi ynë është i madh. Nga gjashtë partnerët, Serbia dhe Mali i Zi kanë ecura mirë, sot KE vendos që të hapen negociata hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, po punojmë për Bosnjen dhe progresin për Kosovën”, tha Mogherini.

Ndërkohë, Johanes Hahn tha se KE pranon progresin që ka bërë Maqedonia dhe Shqipëria çka na çon në hapjen e bisedimeve.

“Kemi parë rezultate të prekshme në Vetting dhe në reformën në drejtësi. Ky vlerësim është marrë në bazë të analizës tonë faktike. Dy vendet kanë bërë shumë gjatë dy muajve të fundit. Por nuk ka kohë për vetëkënaqësi, ende nuk jemi aty ku duhet, por jemi në rrugë të mbarë. Shqipëria duhet të vijojë reformat te 5 përparësitë, nga lufta krimit dhe korrupsionit te të drejtat e njeriut. Rekomandimi për Shqipërinë është i justifikuar”, tha Hahn

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button