Maqedonia e lejon edhe me ligj “Nga mashkull të bëheni femër”

Sipas ndryshimeve më të reja të Ligjit për Librat amzë që Qeveria I ka dorëzuar në Parlament, ndryshimi I gjinisë në dokumentet personale do të legalizohet, kurse sipas Nenit 19 secili qytetar I RMV-së, që ka mbushur 18 vjet, që është I aftë dhe nuk është I martuar, ka të drejtë të pranimit juridik të gjinisë në procedurën që rregullohet me këtë ligj.

Sipas ndryshimeve ligjore, në kërkesë dorëzohet edhe deklarata e Noterit ku thuhet se identiteti gjinor nuk është në pajtim me gjininë e emëruar në evidencën në librin amzë në momentin e lindjes dhe ndryshimi I gjinisë nuk bëhet për shkak të shmnangies së obligimeve ligjore apo të marrëveshjeve, si dhe dënimit të shqiptuar nga gjykata kompetente.StrugaLajm

“Koalicioni Margjinat” kanë njoftuar se deri tani, 6 qytetarë të RMV-së e kanë ndryshuar gjininë në dokumentet personale, por për këtë kishin pritur nga 2 deri në 10 vite.StrugaLajm

Ligji është dorëzuar me flamur evropian, pasi në Gjykatën Evropiane për të drejta të njeriut në Janar 2019 një qytetar I RMV-së dorëzoi padi për shkak se nuk I ishte pranuar identiteti gjinor. Atëherë, gjykata në Strazburg solli aktvendimin se shteti ka cënuar të drejtat personale të tij, ngase nuk ka një kornizë rregullatore që siguron të drejtën e respektimit të jetës private. /KlanMacedonia

In : Aktuale

Loading...
loading...