Maqedonia e Veriut merr borxh të ri prej 90 milionë euro

Maqedonia e Veriut do të marr hua të re nga institucionet financiare ndërkombëtare.

Kuvendi me 52 vota “pro”, 17 “kundër” dhe asnjë abstenim, i dha dritë jeshile marrjes së një huaje nga Banka Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim në bazë të Marrëveshjes së Huasë për financimin e Projektit për menaxhimin e situatës me Kovid19, përcjell INA.

Ministria e Financave tha se kredia synon të parandalojë, zbulojë dhe përgjigjet ndaj kërcënimeve nga koronavirusi, si dhe për forcimin e sistemeve kombëtare të përgatitjes së shëndetit publik të vendit.StrugaLajm

Vlera totale e huasë është 90 milion euro.StrugaLajm

Për deputetët e opozitës, me këtë hua vendi do të zhytet në një borxh të ri në kurriz të qytetarëve dhe nuk është e qartë se për çfarë saktësisht do të shpenzohen paratë.

In : Aktuale

Loading...
loading...