Maqedonia e Veriut nga java tjetër masa edhe më lehtësuese

Në Maqedoninë e Veriut nga java e tjetër priten vendime edhe më lehtësuese në kuadër të masave anti-COVID-19. Komisioni për Sëmundje Infektive bashkë me Ministrinë e SHëndetësisë, pritet që ti propozojnë Qeverisë masa të reja, ku përfshihen heqja e kufizimeve dhe mundësia e shtyrjes së orarit të lokaleve.

Po ashtu pritet edhe shqyrtimi i heqjes së orës policore, por nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se asgjë nuk ka konkrete derisa nuk ka një vlerësim të detajuar nga ana e Komisionit për Sëmundje Infektive, përcjell INA.

Sipas masave në fuqi, ora policore nga mesi i kësaj jave fillon në mesnatë dhe përfundon në ora 04:00 të mëngjesit dhe se këto masa do të vlejnë deri më 18 maj. Sipas tyre, objektetet hotelerike dhe të gastronomisë punojnë deri në ora 23:30, ndërsa me punë filluan edhe klubet e fitnesit, qendrat sportive, sallat për ushtrime, por duke respektuar protokollet mbrojtëse.

Lehtësimi i masave vjen pas uljes së numrit të infektimeve dhe hospitalizimeve për shkak të coronavirusit në periudhën e fundit dhe uljes së presionit në kapacitetet spitalore. Ngjarjet sportive edhe më tej do të vazhdojnë të mbahen pa prezencë të publikut.StrugaLajm

Sipas masave të reja, tani edhe punonjësve shëndetësor ju lejohet të shfrytëzojnë pushimin vjetor, por kjo do të bëhet në pajtim me planin për udhëheqjen e spitalit, për të mos u prishur rrjedha normale e funksionimit. 

In : Aktuale

Loading...
loading...