“Sa Mijalkova tjerë janë në mesin e partive maqedonase dhe shqiptare në pushtet” – pyet Arben Fetai nga Aleanca për Shqiptarët

Informacionet e publikuar sot në media se ish kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov ka ofruar miliona euro garancë për t’u liruar nga paraburgimi dhe të shkojë në burgim shtëpiak, i ka komentuar Arben Fetai nga Opozita Shqiptare.

StrugaLajm

Sipas Arben Fetait, shtrohen disa dilema në lidhje me këtë çështje, duke hedhur dyshime në sinqeritetin e qeverisë në dekriminalizimin e institucioneve, përcjell in7. Fetai shtron pyetjen logjike se pse deri tani nuk i është konfiskuar pasuria Mijallkovit, i cili konsiderohet si personi kryesor i ish regjimit të Nikolla Gruevskit.StrugaLajm

“Mijalkov paska ofru 7.5 milion euro (!!!) si garanci për lirimin e tij nga paraburgimi. Pyetjet që lindin menjëherë nga ky lajm janë:
1. Sa milionëshe është pasuria e tij?
2. Nga i bëri këta miliona një njeri që për përvojë të vetme ka punën në sektorin publik?
3. Pse ende nuk i është sekuestruar pasuria dhe regjistruar në numeratorin e Zaevit në portën triumfale?
4. Sa Mijalkova tjerë janë në mesin e partive maqedone dhe shqiptare në pushtet gjatë këtyre 30 vite”, pyet drejtuesi i departamentit të marrëdhënie ndërkombëtare pranë Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai.

In : Aktuale

Loading...
loading...