Maqedonia e Veriut sot voton për zgjedhjen e presidentit

Në Maqedoninë e Veriut në orën 7:00 të mëngjesit u hapën qendrat e votimit për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale.

Gjithsej në Listën zgjedhore për këto zgjedhje janë regjistruar 1 814 317 votues me të drejtë vote, që votë votojnë në gjithsej 3 480 vendvotime.

Votuesit sot do të vendosin se kush nga shtatë kandidatët do të shkojnë në raundin e dytë zgjedhor që do të mbahet më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare.

Kutitë e votimit do të mbyllen në ora 19:00.

Në garë janë presidenti aktual, Stevo Pendarovski, nga koalicioni për “Ardhmëri Evropiane”, që udhëhiqet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM).StrugaLajm

Opozita maqedonase, që udhëhiqet nga VMRO DPMNE-ja, në zgjedhje merr pjesë me

Gordana Siljanovska Davkova që rikandidon nga koalicioni i prirë nga partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE.

Bujar Osmani nga koalicioni Fronti Evropian i prirë nga BDI.StrugaLajm

Arben Taravari nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN.

Maksim Dimitrievski nga partia ZNAM, Stevçe Jakimovski nga partia GROM, dhe Biljana Vankovska nga “E Majta”.

Në rundin e parë është thuajse e pamundur që të zgjidhet presidenti, pasi një kandidat/e duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të të regjistruarve në listën zgjedhore, apo gjysmën e votave të mbi 1.8 milion votuesve.

Në rundin e dytë kalojnë dy kandidatët me më së shumti vota, ndërsa fitues zgjidhet kandidati që fiton mbi 50 për qind të votave, me kusht që në zgjedhje të dalin mbi 40 për qind e elektoratit.

Në të gjitha zgjedhjet presidenciale të deritanishme është siguruar censusi prej të paktën 40 për qind.

Sipas KSHZ, rezultatet e para jozyrtare do të publikohen më së voni deri në mesnatë.

Zgjedhjet e fundit presidenciale u mbajtën më 21 prill dhe 5 maj 2019, në të cilat Stevo Pendarovski fitoi me 435.656 vota ose 53,59 për qind të numrit të votuesve që dolën dhe votuan në rrethin e dytë. 

In : Aktuale

Loading...
loading...