Maqedonia ka bukën më të shtrenjtë në rajon!

Çmimi i bukës në markete varion nga 40 deri në 95 denarë, varësisht nëse është bukë e thjeshtë, e bardhë apo integrale. Disa nga amvisat tashmë po mendojnë që bukën ta nisin ta gatuajnë vetë, por edhe kilogrami i miellit është rreth 50 denarë dhe po t’i shtosh edhe harxhimet e tjera, si për shembull rryma, qytetarët thonë se as ky opsion nuk është aq i lirë. Edhe një çerek byreku ka arritur në 75 denarë. Këto janë çmimet që gjetëm këtë mëngjes nga xhiroja që bëmë në tregjet më të mëdha të kryeqytetit.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...