Vazhdojnë kolonat në vendkalimet kufitare

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Në VK “Tabanoc” për hyrje në vend pritet rreth një orë, ndërsa në VK “Bogorodicë” pritja për dalje nga vendi është nga 30 minuta deri në një orë, njofton LAMM.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë, nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullim të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropa, lugina të lumenjve dhe gryka malore, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...